Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të udhëtojë drejt Tiranës në muajin tetor.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj e konsideroi një moment të shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin.
“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, tha ai gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj.
Veliaj u shpreh se Tirana është një vend i bukur me energji pozitive.
“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, shtoi ai.
Sipërmarrësit u mblodhën nga YPA Albania, një organizatë pjesë e të cilës janë mbi 28 mijë liderë që takohen çdo vit për t’u forcuar e për të përmirësuar botën e biznesit.
/e.d