Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Bëhet me dije nga burime për Gazetën Shqipn se një vajzë e re, e paidentifikuar ka dalë e zhveshur në zonën e quajtur “Selvia” në Tiranë.
E reja ka qenë pa rroba dhe të brendshëm, teksa nga pamjet e mëposhtem shihet se refuzon të vishej. Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në një nga zonat me të populluara të kryeqytetit.
Teksa nuk ka një njoftim nga ana e autoriteteve mbi fatin e të resë, nuk dihet ende nëse vajza është shqiptare apo e huaj, apo detaje të tjera për identitetin e saj dhe gjendjen psikologjike.
Ngjarje të tilla janë të rralla në rrugët e vendit tonë, teksa tërheqin vëmendjen dhe pamjet bëhen shpejt virale në rrjet./m.j