Gazetari Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në nje vizite zyrtare ne Kolumbi ku ka vizituar edhe qytetin e Medellinit, qendrën operacionale të kartelit të Escobarit duke dhënë edhe disa mesazhe prej andej.
Mesazhi i Hoxhës lidhet me zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej më shumë se një muaji.
“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993).
Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook.