Pas Shqipërisë, sulm kibernetik ka pësuar edhe Maqedonia e Veriut. Alsat raporton se faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdon të mbetet jashtë funksionit pas sulmit të mbrëmshëm kibernetik.
Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie qëndroi mesazhi “Sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çojnë në një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.
Nga Ministria e Arsimit thanë se nuk ka vend për t’u shqetësuar duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe.
Kjo nuk është hera e parë që faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit përballet me sulme të tilla./m.j