Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre sulmuese kibernetike, vëren agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës, CISA.
Iranianët, sipas saj, vazhdojnë të angazhohen në sulme që nisin nga bllokimi i faqeve në internet, sulmet që synojnë mashtrimin e një përdoruesi duke e lënë të besojë që po i dërgohet një mesazh nga një person specifik real, mohimi i shërbimit dhe vjedhja e të dhënave e deri tek aktivitetet më të avancuara – që përfshijnë viruse shkatërruese, operacione influencimi përmes mediave sociale dhe potencialisht , sulme kibernetike gjunjëzuese për sistemet.
Komuniteti i shërbimit sekret amerikane dhe organizata të ndryshme të inteligjencës në sektorin privat, kanë identifikuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si forcën shtytëse pas sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti iranian, qoftë nëpërmjet kontraktorëve në sektorin privat iranian, qoftë edhe nga vetë IRGC.
Në raportin e vlerësimit Vjetor të Kërcënimeve 2021, autoritetet përgjegjëse amerikane dilnin në përfundimin se “ekspertiza dhe gatishmëria e Iranit për të ndërmarrë operacione agresive kibernetike, e kthejjnë atë në një “kërcënim të qënësishëm ndaj sigurisë së rrjeteve dhe të dhënave të SHBA-së dhe aleatëve te saj”./m.j
Sulmet ndaj Shqipërisë janë të sponsorizuara nga ju, përfaqësues të SHBA.Kaq budallenj i dini sot njerëzit? SHBA ka 350.000.000 banorë,bota ka rreth 8.000.0000.0000 miliard banorë.Keni mbetur gjaksorët e shekullit të 18, ku Veriu luftonte me Jugun.Ju të SHBA keni 300 vjet shtet,kurse bota iraniane është pjesë e thesarit të kulturës mijëra vjeçare botërore.Ky , është një ndryshim i madh…