3 deputetë të Partisë Demokratike kanë munguar në takimin e sotëm të ish-kryeministrit Sali Berisha në Ersekë.
Ervin Salianji, Bledjon Nallbati e Selaudin Jakupllari janë deputetët e zgjedhur në qarkun e Korçës në listën blu, të cilët ende duket se janë të paqartë mbi mbështetjen e tyre drejt Berishës apo Alibeajt.
Sorina Koti dhe Edmond Spaho janë deputet e tjerë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetet e Berishës dhe kanë konfirmuar qartazi mbështetjen e tyre për ish kreun e PD, i cili ndodhet në një front lufte kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD Alibeaj, për kreun e partisë me te madhe opozitare në vend.
Ndërkohë vetë kryetari i PD-së, Berisha bëri thirrje për unitet brenda Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimin e Ramës./m.j