Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë.
Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës.
Russian Telegram channels report that Russian forces have retreated from Izyum as Ukraine advances towards the city. Unbelievable.
— Kyle Glen (@KyleJGlen) September 10, 2022
Hekurudhat kanë rendësi për ushtrinë ruse pasi përmes tyre ata lëvizin armët, pajisjet e tjera si edhe municionet. Ndërprerja e rrjetit hekurudhor konsiderohet si një goditje e rëndë për vijimin e ofensivës ruse në Ukrainë, shkruan abcnews.al.
Izyumi është qyteti i dytë i madh që çlirohet pas Kupianskut. Të dy qytetet janë pjesë e Kharkivit, të cilin rusët nuk munden ta marrin gjatë ofensivës së shkurtit të këtij viti.
Kupjansk heute Morgen.
Die Ukraine holt sich ihr Land zurück.
Und die „Intellektuellen“ und heimlichen Putin-Fans in Politik und Wissenschaft können sich selbst einfrieren.pic.twitter.com/R8zlWXFgIE— Julian Röpcke (@JulianRoepcke) September 10, 2022
Raportohet se i gjithë fronti i Kharkivit është shkatërruar dhe ukrainasit janë duke vijuar me shpejtësi në brendësi të territoreve të mbajtura më parë nga rusët.
Complete collapse of Kharkiv frontline
— WarMonitor (@WarMonitor3) September 10, 2022
Pavarësisht fitoreve të rendësishme të këtyre ditëve të ukrainasve, të cilat përllogariten në çlirimin e 2 mijë kilometrave katrorë, rusët mbajnë ende të pushtuara rreth 60 mijë kilometra katrorë të Ukrainës në Donbas, Kherson si edhe Krimenë. /abcnews.al
My military pic.twitter.com/Xpn0cD1hwV
— Illia Ponomarenko (@IAPonomarenko) September 9, 2022
g.kosovari