Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Rama ka paralajmëruar se do ta ashpërsojnë akoma më shumë ligjin.
Ai tha se do të vejnë kontrolle të detyruara çdo 45 ditë në mënyrë që ndërtuesit të mos hedhin kate pa leje.
Do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë.
/e.d