Kandidati Republikan Donald Trump ka akuzuar kandidatin tjetër republikan Ted Kruz, se ai i ka vjedhur votat këtij të fundit në votimin e bërë dy ditë më parë në shtetin e Iowa-s.
Përmes një postimi në Twitter Trupm shkruan se duhen bërë edhe një herë zgjedhjet ose në të kundërt, votat e Ted Cruz duhet anulluar.
Trump doli i dyti në garën në këtë shtet të SHBA-ve dhe që nga dalja e rezultateve ka lëshuar një sërë akuzash ndaj Ted Cruz, duke thënë se ai ka luajtur “pisët”.
Në fakt deklarata e Trump është paksa e habitshme, pasi para dy ditesh ai tha se është i nderuar që ka dalë i dyti në këto zgjedhje.