Mbreti i ri Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla, kanë mbërritur në Pallatin Buckingham.
Mbreti i ri ka përshëndetur turmat e qytetarëve të mbledhur dhe ka parë lulet e lëna për nder të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Charles buzëqeshi dhe pati edhe shkëmbime bisedash të shkurtra me njerëzit që ishin rreshtuar për ta përshëndetur.
Momenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, është një qytetare e cila e ka puthur mbretin e ri në faqe. Videoja është bërë virale, ndërsa gruaja ka reaguar për mediat britanike duke u shprehur se nuk i kishte shkuar mendja kurrë se do të puthte një mbret.
“Ai dukej i trishtuar. Nuk arrija ta besoja dhe i thashë, a mund të të puth? Dhe ai tha: “Epo, po”. Kështu që unë e putha dhe jam shumë e lumtur. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që do të puthja ndonjëherë një mbret. ishte një ndjesi që më erdhi në moment për ta ngushëlluar për humbjen e e nënës së tij. Ai është i bukur, ai është i përsosur”, tha Jenny Assiminios për CNN.
Flamuri i Mbretërisë është ngritur, duke treguar se monarku është i pranishëm në Pallat.
Mbreti i ri pritet të mbajë sot një fjalim drejtuar kombit në orën 18:00 me orën lokale./m.j