Autoritetet policore njoftuan këtë të premte arrestimin e 55-vjeçarit Elmas Kaliaj, një ditë pasi plagosi me thikë bashkëshorten dhe fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes në lagjen “Dyle Haxhire” të Elbasanit.
Shkak për ngjarjen policia thotë se u bë një konflikt për motive të dobëta. Elmas Kaliaj goditi me thikë bashkëshorten e tij 50-vjeçare. Fqinji i çiftit ndërhyri për të ndaluar 55-vjeçarin, por mbeti po ashtu i plagosur.
Kaliaj akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasja me dashje”, të mbetura në tentativë.
Ndërkohë, burime për tvklan.al bëjnë të ditur se gruaja 50-vjeçare ka marrë të paktën 8 goditje me thikë. Ajo mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të njëjtat burime konfirmojnë se autori i dyshuar vuan nga probleme të shëndetit mendor.
/a.r