Një drejtuese televiziv argjentinas ka ngjallur neveri në rrjet pasi u shfaq duke festuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, duke hapur një shishe shampanjë. Ai e quan atë një “plakë” përpara se të marrë dolli për vdekjen e saj.
Ndërsa të famshëm dhe politikanë në mbarë botën kanë bërë homazhe teksa kombi mban zi, gazetari Santiago Cuneo u shfaq duke festuar vdekjen e Mbretëreshës në një video që tashmë është bërë virale.
“Plaka më në fund shkoi në ferr”, thotë drejtuesi i emisionit argjentinas. Në një mesazh të paprecedentë ai shkroi dhe në Twitter, duke thënë “Gëzim i pamasë dhe i përjetshëm!!!”
Kujtojmë se Argjentina dhe Britania e Madhe janë në një konflikt të hapur, kryesisht për ishujt Falkland.
/a.r