I zgjedhur katër herë sekretar i PPSH i Qendrës Universitare e Spitalore, Sali Berisha ka përkujtuar sot, një ndër kryengritjet antikomuniste, atë të Postribës.
Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqiperia ende ësstë në rrezik, kësaj radhe nga monizmi i Edi Ramës të cilit iu referua me epitetin ‘cub’
‘Është një ndër i madh për mua t’iu përshëndes përzemërsisht të përulem me mirënjohjen më të thellë e të pakufishme para luftëtarëve të lirisë së Postribës. Vendosën t’i përgjigjen me një rezistencë të armatosur, një regjimi barbar i cili do vinte me një pushtim madhor në 44.
Ky pushtim ishte i dyfishte aso kohe, ishte pushtimi diktatorial i Hoxhës dhe unë u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan partizanëve në veri, Mehmet Shehu i shkroi Enver Hoxhës, se në kuptimin ushtarak Shkodrën e vendosën nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por krahas këtij pushtimi, Shkodran dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë, At Zef Pllumbi, përshkruan në librin e tij 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve, u hoq thotë flamuri kombëtar aty ku ishte dhe u vendos ai Jugosllav.
E vërteta tregon se në Shkodër tregohet se u vendosën e shërbimit famëkeq jugosllav që grabiste dhe zhdukte, nacionalistët e Shkodrës dhe të veriut. Kjo kryengritje ishte për liri për flamur kombëtar, e atdhetarëve e patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe padronët e tyre jugosllav. Kanë kaluar 76 vite sot ne nderojmë figurat heroike të tyre, mbi 60 prej tyre u ekzekutuan. Mbi 1000 e ca banorë u internuan në kampet më të errëta e të zeza të komunizmit. Sërish Shqipëria është në rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie të përqëndruar në duart e një cubi në duart e një krimineli, që vjedh, plaçkit dhe grabit, ky është Edi Rama.
/a.r