Pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi në Londër është dënuar me dy vite burgim për evazion fiskal pasi ai nuk ka paguar asnjë sigurim për punonjësit e tij, madje përkundrazi, ato para ai i linte në kumar apo festa me alkol.
Vlera e evazionit fiskal është rreth 300 mijë paund ndërsa shtetasi shqiptar quhet Leonard Gjini, 33 vjeçar, pronar i firmës Leo, e themeluar në vitin 2010.
300 mijë paundët duhet të shkonin për pagimin e siguracioneve të punëtorëve të firmës.
Tashmë, kompania e tij do të shitet dhe Gjinit do t’i sekuestrohet çdo pronë, në mënyrë që të paguajë sigurimet e prapambetura të punëtorëve