Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka debatuar sot me kryetari e Partisë demokratike Sali Berisha, në seancën e radhës në Parlament.
Zonja Spiropali e quajti Berishën si pensionisti më i shtrenjtë në vend.
Ndërkohë zoti Berisha në replikën nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se dashuria e ministres për pensionistët, konkretizohet pa dyshim në një rast të denoncuar nga “Qytetari dixhital”, për privatizimin e një pjese të një fushe futbolli në një nga fshatrat e Fierit.
Spirapoli u përgjigj me kundër-akuza në lidhje me kompleksin “Partizani”, ndërkohë që ngriti pyetjen se përse SPAK nuk po shqyrton dosjen në lidhje me ngjarjen.
Berisha: Kam një problem meqë zonja u gozhdua tek pensionistët e vërteta është që nuk mund të mohohet se ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm.
“Mirëmbrëma Berisha jetoj në Fier dua të tregoj si po shfarosin pronat publike, ndodhet një fushë futbolli për ekipin, por ka dy vite që është bërë privatë zhveshtorja e fëmijëve që tani ndërrohen në të ftohtë”, thotë qytetari dixhital.
Nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Kjo dashuria jote për pensioniste konkretizohet me fëmijët që zhvishen në shi dhe vjehrri lumturohet me privatizimin.
Spiropali: Ma kujtoi sërish Montalnelin me zhurmat që bëni ju, ka thënë nuk ju detyron skllavopronari të jeni ashtu dhe kur shpërtheni kështu më kujtoni këtë rol. Ka kompleksin Partizani që ja dha familjarëve me topa e toka pa asnjë kujdes për ligjin e procedurën, për fytyrën e tij meqë e përmend kaq shumë në publik.
SPAK-u nuk e ka parë atë dosje, nuk e di si janë gllabëlluar të tëra nga soji e sorollopi i tij. Së bashku me klithmat e të vrarëve ti dëgjojë një ditë e ti arrijë deri tek dera e tij./m.j