Tema e ngritur për ish-sigurimsat për deputetin Myslim Murrizi, ka ardhur për të krijuar një amulli për muajin shtator.
Dosjet nuk janë prishur, sepse nëse do të ishin prishur at’herë do të hapeshin’, tha deputeti i ftuar për “Zona Zero”.
Në lidhje me aksionin e protestave të paralajmëruar të PD-së, Murrizi u shpreh se është gjithmonë pro protestave, për të shkundur qeveritë, por cilësoi se ne (popullit) na mungon kultura.
“Unë popullin nuk e quaj më viktimë, sepse kanë 20 vitë që shajnë këto qeveri, dhe të shtunën dhe të dielën ikin sërish dhe i votojnë”, tha më tej Murrizi.
“Shumë politikanë në Shqipëri nuk e shijojnë lirinë, janë me çengela në hundë”, duke nënkuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë, nuk munden ta thonë mendimin e tyre të lirë përpara eprorëve.
“Duhen krijuar alternativa të besueshme për shqiptarët”, tha Murrizi.
Në lidhje me ndryshimin e drejtorëve të policisë, Murrizi tha se për ish-drejtori Gledis Nano ka informacione, dhe se ai nuk erdhi kot në atë post. “Ai u prezantua nga Rama si një person shumë i arritur. Këta çfarë pështyjnë, e lëpinë në darkë”, u shpreh deputeti./m.j