“Mbretëresha Elisabeth II është keq”. Lajmin e ka bërë me dije vetë Buckingham Palace. Sipas të dhënave të para, mbretëresha është nën vëzhgimin mjekësor në Balmoral pasi bluzat e bardha janë të shqetësuara për shëndetin e saj.
Pranë saj është bija, Anne. Drejt Balmoral, është nisur Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla nxituan brenda, ashtu si edhe Princi William.
Po ashtu, edhe princat Andreë dhe Edward rrugës për atje, bashkë me nipin e tyre Harry dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle.
E vetmja që mungon është Kate, Dukesha e Kembrixhit, e cila duhet të qëndrojë në Windsor për të pritur 3 fëmijët e saj teksa kthehen nga dita e parë e shkollës.
Situata e monarkes më jetëgjatë të Anglisë është jo e mirë, aq sa edhe BBC ka ndërprerë transmetimin e programacionit dhe po merret vetëm me këtë çështje.
BBC është e para media që e jep lajmin në rast se Elisabeth II ndahet nga jeta./m.j
https://www.bbc.co.uk/news/live/uk-62834633