Elmas Alija ka plagosur e thikë bashkëshorten e tij, Shkelqime Alija, mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan.
Pasi plagosi gruan, 50 vjeçari u vendos në prangat e policisë. Sipas një fqinje, në momentin kur u arrestuar ai bërtiste “do i vras të gjithë”.
“Pashë zotërinë që e kishin arrestuar thoshte “do i vras të gjithë”. I thashë “ç’bën o djalë, po mblidhni o mendjen, mblidhni’, policia po më largonte. Më pas ika”, tha ajo.
Ndërsa një fqinje tjetër tha se ai kurohej prej dy vitesh pasi kishte probleme të shëndetit mendor.
“Ka dy vite që kurohej, kishte disa ditë që e kishte lënë ilaçet. Kur e pashë këtu më tha 4-5 herë “mirëmëngjes”, pyeta të shoqen a ia kishte hequr ilaçet, më tha që jo. I thashë “mos ia hiq, se është me probleme, një fjalë po e thotë 100 herë”. Se di a e ka dhunuar gruan më parë, është me probleme me kartele”, tregoi ajo.
Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali.
g/kosovari