Ndarja në dy grupe deputetësh e Partisë Demokratike është reflektuar si problem edhe në seancën e parë plenare për këtë sesion.
Mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetit Flamur Noka dhe Tritan Shehu ka pasur një debat këtë të enjte, lidhur me përcaktimin si deputet jashtë grupit parlamentar dhe jo deputet i pavarur.
Noka tha se ai është i zgjedhur nga demokratët e zonës ku është votuar dhe jo nga Basha apo Alibeaj.
Tritan Shehu kërkoi nga Nikolla të zbatojë rregulloren dhe të mos marrë urdhra nga të tjerë.
Debati:
Lindita Nikolla- Flamur Nokës: Një sqarim zotit Noka, nuk shënohet i pavarur por deputet jashtë grupeve parlamentare. Ju e dini fort mirë që nga gr parl ju ka përjashtuar grupi e jo kryetarja e kuvendit. Keni dëshirë ta transferoni këtë problem te Kryetarja e Kuvendit, por kryetarja respekton rregulloren.
Flamur Noka- Lindita Nikollës: Ju jeni kryetare, kur një deputet ta shënoni jashtë grupeve parlamentare duhet ti referoheni së pari KQZ, se zonjë demokratët mua më kanë zgjdhur gjithë këto vite si deputet të tyre s’më ka zgjehhdur Ali-Basha kurrë as do pranoj të më zgjedhë Ali Basha mua më ka zgjedhur demorkatët.
Në KQZ unë kam qenë e jam deputet i PD, më thoni cili nen i rregullores, i Kushtetuës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më cakotjë mua jan deptuet jashtë apo brenda grupeve. Se kush jam unë e dinë demokratët.
S’mund të ma caktojë askush, kush jeni ju, ju jeni thejsht spikere s’jeni për të kombinaur as me Ali- Bashën as me askënd tjetër, por për të respktuar ligjin dhe rregulloren.
Tritan Shehu- Lindita Nikollës: Sipas rreguillores deputetët depozitojnë emrat në sekretari, radhën e diskutimeve e përcaktoni ju as Ali-basha as Balla, ndaj këtu po bëhen shkekje të renda, s’janë ata që përcaktojnë radhën e diskutimeve, të jemi korrekt, pavarësisht marrëdhënies që kemi me kolegë të ndryshëm, mos bëhet kjo që po bëhet. Ju jeni kryetare e Kuvendit unë nuk njoh të tjerë.
g.kosovari