Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë për paketën anti-krizë duke theksuar se ajo nuk parashikon asnjë masë konkrete për shtresat në nevojë.
Tabaku deklaroi se nuk ka parë asnjë qeveri të tillë spekullantësh që edhe në kohë krize gjen mënyrën për të mashtruar qytetarët. Ajo shtoi se nuk ka asnjë masë mbështetëse as për bizneset ndërsa nënvizoi se në kohë krize qeveria merr vendime për shpenzime luksi në zyra.
“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Filluan ankesat. Ra tërmeti, filluan ankesat. E ka fajin opozita për çdo gjë. Dua të ndalem te çështja që kryeministri ceku në fund. Ka atë maninë e kryetarit të bashkisë.
Ka qejf të japë leje dhe të prishë. Kryeministri pranoi me gojën e tij që këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë krize. Nuk pati asnjë shifër. E gjitha është 50 mln euro. I indeksuam dy herë pensionet thotë. Të bësh sikur ti i rrit pensionet me 3% për pensionistë që sot janë në mëshirë të fatit është keqardhje. Unë qeveri të tillë spekullantësh edhe në kohë krize nuk kam parë asnjëherë.
Ku janë 500 mln euro shtesë. Pse sot të ardhurat që vijnë prej rritjes së çmimeve nuk shkojnë për ekonominë. Nuk po diskutojmë për një paketë sit ë gjithë vendet e tjera. I shkon goja po te burgu. Gjermania ka bërë një paketë mbështetëse 65 mld. Edhe kjo për karburantin që nuk ka filluar Akoma të zbatohet thanë që do zbatohet. Nuk ka akoma paketë. Biznesi çfarë do të të bëjë. Kur nuk ka asnjë masë mbështetëse për bizneset. Fjalët arrogante nga vendi bëji me atë që iku.
Janë rritur vjedhjet në rrjet dhe ky thotë që qeveria ka marrë masa për të blerë energjinë elektrike. Spekullantë kanë qenë vitin e kaluar. Për këtë duhet të paguajë buxheti i shtetit. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend nga operatori publik dhe privat. Si mundet qeveria në kohë krize të marrë vendime për rritje shpenzimesh për zyrat, për luksin”, deklaroi ajo.
g.kosovari