Presidenti i vendit Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologun Italian Sergi Mattarella gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.
Begaj u shpreh se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërsa kërkoi që vendet e BE të mbështesin Ballkanit drejt integrimit në union për të penguar influencën nga aktorë të jashtëm.
“I kërkova presidentit mbështetje që marrëveshjet dy palëshe të përmbyllen sa më parë. Një fushë e rëndësishme për të cilët diskutuam është ajo ndërmjet agjencive ligjzbatuese në fushën kundër krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Vendet tona bashkëpunojnë me një sërë nismash rajonale si Ballkani i Hapur, të cila forume të rëndësishme. E falenderova mikun e nderuar për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në OSBE dhe Këshillin e Sigurimit. Ndajmë një politikë të jashtme në promovimin e stabilitetit. Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së peshës në NATO dhe BE.
BE duhet të ndihmojmë Ballkanin për të mos lënë hapësira influence nga aktorë të jashtëm. E falenderova për mbështetjen që shteti Italian i ka dhënë Kosovës për sigurinë, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë”, deklaroi Begaj.
g.kosovari