Në seancën e sotme plenare në Kuvend do të miratohet akti normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike. Po ashtu gjatë seancës së sotme do të miratohet edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2022.
Në nisje të seancës, Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten e PD Ina Zhupa, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.
Komenti i kryeministrit Rama erdhi pasi Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës duke iu referuar cështjes së Butrintit, me të cilën u mor gjatë edhe në sesionin e kaluar parlamentar.
/a.r