Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpriti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Në nder të kreut të shtetit italian u zhvilluanjë ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave”.
Gjatë ditë së sotme, Mattarella pritet që të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla.
/a.r