Kryeministri Rama këtë të enjte ka deklaruar se pensionet do të indeksohen për herë të dytë brenda vitit me 6% ku së bashku me indeksimin e parë shkon në 9.5%.
“Pensionet indeksohen zakonisht një herë në vit, kjo ndodh në Prill dhe janë indeksuar këtë vit pikërisht në muajin Prill duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, për herë të parë do të riindeksohen. Pra do të kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm, por shkon në 9.5 % si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar.
Kemi indeksimin e përvitshëm, bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do rrisim edhe një herë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për nënat kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë kryefamiljare me dy fëmijë të cilat janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, është shprehur Rama.
/a.r
Është vetëm për 3 muaj, shtator – dhjetor 2022. Mashtrues.Pra nga 30.000 lekë të vjetra nga paketa e parë,që ka 3 muaj që nuk e marrin pensionistët,do të marrin 10.deri 12.000 lekë të vjetra për këto 3 muaj.Që di të thotë: 30.000-10.000=20.000lekë më pak se paketa e parë mbështetëse.Turp.Tallet ky me jetën e pensionistëve dhe të shtresave në nevojë.Urgjentisht ,kërko falje..o i paturp