Kamerat e trupit që po mbajnë efektivët e forcave të policisë kanë dhënë dhe rezultatet e tyre të para. Një efektiv i policisë rrugore ka ndaluar këtë të mërkurë për tejkalim të normave të shpjtësisë një avokat, me inicialet G.Gj.
Video e postuar nga Ministria e Brendshme tregon momentet kur aokatit i meret patenta për shkak të kundravajtjes së tij ligjore. Diçka e tillë duket se nuk i ka pëlqyer avokatit i cili i thotë efektivit të policisë që është avokat dhe se ai mund ta kallëzojë atë penalisht për veprimin.
Tahiri: “Avokati” e shantazhoi policin. Ky shembull si nuk duhet të sillemi!
Videoja ku avokati debaton me policin pasi u gjobit dhe iu mor patenta për shkelje të rregullave të qarkullimit është komentuar dhe nga ministri Saimir Tahiri në rrjetin social, Facebook.
Duke e futur në thonjëza fjalën, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se avokati e shantazhoi policin:
“Kamerat e trupit; “Avokati” shantazhon policin. Shembull si nuk duhet të sillet qytetari përballë policit”.
BISEDA
Polici: Përshëndetje zotëri, si kalove? Të lutem hap pak krahun më tutje.
Polici: Ju lutem pak dokumentat ju lutem…Lejen e qarkullimit, siguracionin, kolaudimin, arsyeja e ndalimit, shpejtesia tej normave te lejuara. Ju lutem dokumentat, faleminderit!
Polici kërkon dhe patentën, drejtuesi i mjetit del nga makina.
Polici: Mund të futeni brenda ju lutem…Matet me radar dhe bëhen procedurat.
Qytetari: Jam avokati.
Polici: Ju lutem futuni në mjet.
Qytetari: Futem unë në makinë, s’është problem.
Polici: Ju lutem futuni në mjet.
(Qytetari futet në mjet)
Polici: Dy sekonda sa të bëjmë procedurën.
Qytetari: Ma bëj hallall o burrë se…
Polici: Emër, mbiemër, firmë këtu
Qytetari: Gjobë ke vënë?
Polici: Gjoba kalon nga shefi i komisionit
Qytetari: Lëre mos më trego ti shefin e komisionit mua.
Polici: Gjoba kalon nga shefi i komisionit. Të lutem zotëri, kjo është procedurë, je kapur me shpejtësi.
Qytetari: Po mirë mo në rregull, po cfarë domethënë kjo?
Polici: Të lutem zoti avokat
Qytetari: Ej seriozisht e ke ti?
Polici: Të lutem
Qytetari: Ej seriozisht e ke?
Polici: Të lutem të thashë
Qytetari: E vure gjobën tani o burrë
Polici: Të lutem të thashë
Qytetari: Në rregull mo dakort
Polici: Faleminderit!
Qytetari: Po patentën?
Polici: Patentën e mbajmë ne
Qytetari: Më jep mo patentën se është e imja
Polici: Patentën e mbajmë ne
Qytetari: Më jep mo patentën se është imja, është personale
Polici: Ju lutem faleminderit!
Qytetari: Do të bëj kallzim penal, mbaje mend cfarë po të them
Polici: Ju lutem, faleminderit
Qytetari: Do të bëj kallzim penal, mbaje mend
Polici: Mirupafshim zotëri
Qytetari: Mbaje patentën time
Polici: Mirupafshim!
Qytetari: Kur do e marr patentën unë?
Polici: Urdhëro, merret te Komisioni, te Policia Rrugore. Dilni pak më këtej se mos vijë ndonjë makinë
Qytetari: Po cfarë e pate këtë punë more burrë.
Polici: Te policia rrugore në Kinostudio. Në rregull, z. Avokat, Mirupafshim
Qytetari: Po cdomethenë kjo punë?
Polici: Te policia rrugore në Kinostudio. Në rregull z avokat, mirupafshim!