Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli nga hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij. Viktima shkonte disa herë në hotelin e tyre, për të marrë këste të borxhit me vlerë gati 100 mijë euro.
Avokati i familjes, Minas Tserkis tha për iefimerida.gr se nisur nga goditjet në kokë, të cilat rezultuan fatale njëri e mbante të lidhur ndërsa tjetri e rrihte.
“Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale, njëri e mbante të lidhur, tjetri e rrihte.
Të dy ishin të përfshirë në vrasje. Autorët e kishin të pamundur ta neutralizonin atë, këtë e vërteton edhe raporti mjekoligjor. Goditjet në kokë ishin fatale”- tha avokati.
Ditën e sotme familja e viktimës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për lamtumirën e fundit biznesmenit në atdhe.
/e.d