Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pograec, ku ka mbetur i vrarë një 65-vjeçar.
63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij Safet Yskollari, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.
65-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.
Ndërkohë bashkëshortja e autorit dhe familjarët janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital. Ata e kanë marr vesh lajmin e hidhur përmes medias.
Bashkëshortja e 63-vjeçarit dëgjohet të thotë e shqetësuar: Ka vdekur? Po si moj ka vdekur? Obobo! Ne nuk e dinim. Vetëm njëri? Vdiq ë?
Ndërkohë i biri po ashtu i tronditur pas veprimit të të atit, ndërsa ka treguar se ka dalë ta kërkojë por nuk ka asnjë gjurmë të tij./m.j