E papritura më e madhe ndodhi. Thomas Tuchel është shkarkuar nga stoli i Chelsea. Një vendim i fortë I klubit londinez, pas turpërimit të skuadrës në Kroaci, ku u mund 1-0 nag Dinamo Zagreb, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Përmes faqes zyrtare, klubi me pronarë amerikanë tashmë, që ka shpenzuar më shumë se gjithkush tjetër në merkaton e kësaj vere, ka konfirmuar:
“Në emër të të gjithëve te Chelsea FC, klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen për Thomas dhe stafin e tij, për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës te Chelsea. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelsea, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Botërorin për Klube në kohën e tij këtu.
Chelsea Football Club part company with Thomas Tuchel.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 7, 2022
Ndërsa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e klubit, dhe ndërsa vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar Chelsea përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë lëvizje në stol.
Stafi stërvitor i Chelsea do të marrë përgjegjësinë për stërvitjen e skuadrës dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, ndërsa klubi do të lëvizë me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri. Nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit”.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të rezultojë për mirë apo për keq për yllin tonë të kombëtares, Armando Broja. Kujtojmë se trajneri gjerman u bë pengesë për shitjen dhe huazimin e tij, duke thënë gjithmonë se e kishte në planet e tij. Megjithatë, në ndeshjet e këtij sezoni e ka aktivizuar shqiptarin si zëvendësues, si edhe mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit.
g.kosovari