Europarlamentarët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan pritet të mbërrijnë në Tiranë ditën e hënë për të mbikqyrur nga afër zbatimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike në Shqipëri.
Dy deputetët e Parlamentit Evropian që hartuan pikat kyçe ky do të ndërtohej ligji për dekriminalizimin, do të zhvillojnë takime me drejtuesit e lartë të shtetit raporton Shqiptarja.com.
Pas negociatave të dy raporterëve, opozita politike e cila kishte bojkotuar kuvendin, ju rikthye jetës parlementare në dhjetor të 2014-ës për diskutimin e ligjit mbi bazën e rekomandimeve të Fleckenstein dhe Kukan, diskutime të cilat zgjatën një vit deri në miratimin e tij në dhjetor të vitit 2015.
Ky ligj nuk ka nisur të zbatohet pasi ende duhet të miratohen aktet nënligjore që e plotësojnë atë.