Komisioni i Reformës Territoriale është shoqëruar me debate, ku shkak është bërë mungesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit ka refuzuar të marrë pjesë në Komision, pasi ishte thirrur për të marrë pjesë në procesin e konsultimit.
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi kërkoi që para Komisionit të vinte Veliaj, ndërsa deputetët e PS-së i kujtuan se edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, mungoi dje në Komision.
Ka qenë Anila Denaj, e cila hapi debatin duke thënë se është e rëndë që karriget e anëtarëve të opozitës, janë bosh. Kësaj të fundit menjëherë i është përgjigjur Çupi, e cila i tha të mos japë kërkojë mbushje karrigesh, kur Veliaj nuk është i pranishëm.
PJESË NGA DEBATI:
Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.
Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.
Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.
Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.
Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar. Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.
Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.
Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.
Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë.
Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.
/a.r