Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me akuzat për rikthimin e basteve sportiste në vend.
Nga studio e 7 pa 5, në Vizion Plus, Ylli tha se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çëështje.
Ai deklaroi se rikthimi i basteve sportive është kërkuar nga sporti, jo nga Edi Rama.
“Politika të mos ngatërrohet. Këtë punë e ka kërkuar sporti nuk e ka kërkuar Edi Rama. Por ne japim argumentat që ne qeveritë nuk e duam armik me protesta e greva por partner me argumenta.”
Më tej Ylli sqaroi se deri më tani është zhvilluar vetëm një takim paraprak me argumenta pro dhe kundër me qeverinë dhe nuk dihet ende kur do të rikthehen bastet.
Ajo që është e rëndësishme është kontrolli i këtij aktiviteti dhe administrimi do të jetë shtetëror.
/a.r