Ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kështu, fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.
/a.r
Popullit shqiptar i duhet punë,rregull dhe disiplinë shtetërore.Nuk duam satelitë,por ato 6.000.000 ( gjashtë milion) euro,duhet detyrimisht ti përdorësh për shtresat në nevojë.Shiko ç’ bëri Kosova=merr shembull,shih ç’bën Gjermania…Ke vënë një derdimen politike që s’di nga lidhet gomari dhe jo të shpërndajë paratë publike.Toti Rama Kam besuar shumë tek Ju.Jam zhgënjyer totalisht.Fjalët e bukura me Europianët pleq bëji,por ..kurrë mos harro popullin,e theksoj..Popullin tënd që vuan edhe për bimën e gojës…Zotrote nuk e di..
Hajde në lagjen t’ime që është në mes të Tiranës dhe të shikosh jetën e tyre mjerane.Më dhembin ata njerëz ,për të cilët Ju,nuk doni t’ia dini fare ..Të shkruaj se të kam votuar gjithmonë…Kjo s’të jep të drejtën të shpërdososh besimin e dhënë.Reflekto sot ..nesër mund të jetë shuuume vonë..
Popullit shqiptar i duhet punë,rregull dhe disiplinë shtetërore.Nuk duam satelitë,por ato 6.000.000 ( gjashtë milion) euro,duhet detyrimisht ti përdorësh për shtresat në nevojë.Shiko ç’ bëri Kosova=merr shembull,shih ç’bën Gjermania…Ke vënë një derdimene politike që s’di nga lidhet gomari dhe jo të shpërndajë paratë publike.Zoti Rama Kam besuar shumë tek Ju.Jam zhgënjyer totalisht.Fjalët e bukura me Europianët pleq bëji,por ..kurrë mos harro popullin,e theksoj..Popullin tënd që vuan edhe për bukën e gojës…Zotrote nuk e di..
Hajde në lagjen t’ime që është në mes të Tiranës dhe të shikosh jetën e tyre mjerane.Më dhembin ata njerëz ,për të cilët Ju,nuk doni t’ia dini fare ..Të shkruaj se të kam votuar gjithmonë…Kjo s’të jep të drejtën të shpërdososh besimin e dhënë.Reflekto sot ..nesër mund të jetë shuuume vonë..