Nga Kreshnik Spahiu
Duke pasur parasysh që Erjon Veliaj është shumë plak dhe ka 7 vjet në pushtet si kryetar Bashkie, opozita ka gjetur një djalë të ri, që të garojë përballë tij dhe që është vetëm 32 vjet në pushtet dhe ka ndërruar vetëm 32 poste.
Djalë i varfër, por idealist. E urren lekun, por patriot.
Pak fare komunist dhe një çik spiun.
Ai quhet: Ilir Metaj.
Është shumë më pak i konsumuar se Erioni…