Presidenti rus Vladimir Putin është përfolur sërish për problemet shëndetësore të tij. Sipas “Daily Mail”, gjatë një takimi me të rinjtë rusë, iu rishfaq lëvizja e pakontrollueshme e këmbës së djathtë, derisa po qëndronte i ulur në karrige.
Lëvizjet e tilla të çuditshme jo rrallëherë kanë nxitur reagime për shëndetin e përkeqësuar të presidentit ruse gjatë kohëve të fundit.
Që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti, mediat perëndimore kanë raportuar se Putinit i është përkeqësuar shëndeti dhe se ai po vuan nga kanceri, por ende nuk ka informacione zyrtare nëse Putini vuan nga një sëmundje e rëndë.