Në shoqërinë e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, dhe të kryebashkiakut të Beratit, Rama ka inspektuar sot punimet në qytetin e Beratit për Unazën e Re.
Kreu i qeverisë në një postim në Facebook ndau me qytetarët tha se sapo ka përfunduar puna.
‘Berat – Në Unazën e Re, ku sapo ka përfunduar puna duke rritur ndjeshëm frymëmarrjen e krejt qytetit’- shkroi Rama.
Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo ka shpjeguar parametrat e unazës së re në Berat.
‘E gjithë zona është urbanizuar, ka krijuar edhe një aks tjetër ku njerëzit bëjnë ecjen e pasdites. Aksi është rreth 4 kilometra, banorët e përdorin si rrugë kryesore.
Vetë peizazhi që rruga ofron krijon atmosferë pozitive edhe të asaj penales që ne kemi në qendër të qytetit. Rruga është 4 km, me korsi biçikletash, me trotuare.’- tha Demo.
Rama: “Fantastike”.
Demo: “Kalaja është përballë për të parë pamjen madhështore, në krahun tjetër është mali i Tomorit”.
Ndersa puna për rehabilitimit e lagjeve dhe banesave karakteristike vijon në lagjen Mangalem në Berat, ku historia e lashtë e qytetit ndërthuret punimet autentike.
Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama u ndal për të parë nga afër edhe projektin për rijetëzimin e kësaj lagje emblematike.
Investimet në qytet kanë bërë që një pjesë e mirë e shtëpive të vjetra të restaurohen nga pronarët me synim kthimin e tyre në qendra të ofrimit të shërbimit për turistët vendas e të huaj ndërkohë që mbështetja me bonus për këta pronarë nuk mungon.
“Ky është një model i rrugicave që ne jemi duke restauruar dhe që do të krijojnë një pamje të jashtëzakonshme të zonës, është përfshirë edhe ndriçimi. Normalisht kur të përfundojë e gjithë puna, kur të vendoset edhe ndriçimi, këtu do të jenë disa rrugica të magjishme dhe kemi rastin më të mirë të një prej godinave kryesore në Berat.
Po restaurojnë me një dashuri të jashtëzakonshme pavarësisht se po i kthejnë në bujtinë dhe unë besoj se do të kthehet një nga bujtinat më të magjishme në Shqipëri për vetë arkitekturën që ka dhe vlerat që mbart. Janë duke punuar për të kthyer gjithçka siç ka qenë para qindra vjetësh”, – u shpreh kryebashkiaku i Beratit, Demo.
Kryeministri gjithashtu u ndal për të vizituar shtëpinë muze të Vrionasve, një ndërtesë mbi 200 vjeçare e cila është një tjetër vlerë e shtuar në gjerdanin e ndërtesave historike të Beratit mijëravjeçar.
Kujtojme se diten e djeshme ne Berat ne takim me strukturat e reja te Partise se Lirise ka qene Ilir Meta, i cili leshoi akuzat nga me te rendat ne drejtim te kryeministrit Edi Rama./m.j
Mirë që nuk e ka shoqëruar si ciceron në Berat, agjenti “Taraboshi” mbasi është njohës i mirë i historiografisë së mesjetës…. sidomos me Onufrin e Beratit dhe Ai vetë, nga Hotova e Përmetit….