Ersida Dyrmishi, 30 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj.
32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”
Marjus Musaku ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se 30-vjeçarja janë njohur në plazh dhe se e donin njëri-tjetrin.
“Ndodhem në burgun e Durrësit. Me Ersidën kishim një vit e ca të lidhur, takoheshim çdo ditë. Jemi njohur në plazh, më dha numrin e telefonit dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha fillimisht 32-vjeçari.
Më pas Musaku shtoi se e dinte se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.
“Ajo më thoshte se burri me keqtrajton, jam e jotja deri në vdekje. Rashë në dashuri me të. Flisnim në Telegram. Ajo donte të linte burrin. Nuk e kam marrë me zor. E merrja nga puna, nga ora 14.30 deri në 16 rrinte me mua”, tha ai.
Sipas Musakut, 30-vjeçarja ka bërë jetë luksi me të dhe nuk i mungonte asgjë. Ai ka shtuar se i ka paguar edhe kopshtin e fëmijëve.
“Nëse jam fajtor, kërkoj dënimin me varje. Më shumë ka ndenjur me mua se me burrin e vet. Pse ka mashtruar. E akuzoj për mashtrim të rremë. E kam dashur me shpirt. Nuk i mungonte asnjë lloj gjëje, ka bërë jetë luksi me mua”, vijoi më tej 32-vjeçari.
g.kosovari