Hakerat ukrainas krijuan profile false me emra dhe foto femrash për të joshur ushtarët rusë. Ata iu dërguan atyre foto, të cilat më pas ia kaluan ushtrisë ukrainase, raporton Financial Times.
Nikita Knysh, me profesionin IT, nga Kharkivi, tha se kur nisi pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti, ai donte të përdorte aftësitë e tij të hakerimit për të ndihmuar vendin e tij.
Knysh rekrutoi edhe hakerë të rinj, themeloi edhe grupin e quajtur “Hackyourmom”, i cili tani përbëhet nga 30 persona nga e gjithë Ukraina.
Ai zbuloi edhe rastin më të fundit, ku rusët ranë pre e një kurthi. Nikita Knysh tregoi se ata mashtruan ushtarët rusë duke krijuar llogari të rreme dhe duke u shtirur si femra. Ata bindën ushtarët rusë të dërgonin foto, të cilat më pas i lokalizuan.
Informacioni iu transmetua menjëherë ushtrisë së Ukrainës dhe vetëm pak ditë më vonë, baza u hodh në erë, tregon Knysh për Financial Times.
/a.r