Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare “Gërmia Hill”, është shprehur se krizat dhe konfliktet në Ukrainë dhe në Siri, kanë ndikuar edhe në destabilizimin e Balllanit Perëndimor. Përveç kësaj, ai po ashtu tha se në Kosovë kishte simpati për opozitën siriane dhe implikimet ishin direkte. “Është fakt që Kosova për kokë banori ka prodhuar pjesëtarë për luftërat e huaja, mirëpo tani ne e kemi situatën nën kontroll. Kemi identifikuar gati secilin qytetar që është vrarë në Siri apo që është kthyer nga atje. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet që ta mbrojmë vendin nga këto veti”, ka thënë ministri i brendshëm, njofton Klan Kosova.