Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.
Mësohet se e ndjera është identifikuar si Sindelyne Erzsebet, 66-vjec.
Ajo është transportuar pa shenja jete drejt spitalit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Me vendim të prokurorisë së Sarandës trupi i e saj do të transportohet Tiranës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Njoftimi i policise
Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari