Deputeti i PD dhe publicisti Agron Gjekmarkaj është shprehur pro hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, madje sipas tij duhet të ishin hapur 32 herë në këto 32 vite.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se ka tre skenarë për rastin e Ilir Metës së përmendur nga Dosja e Autoritetit. Ai tha se mund të jetë manipuluar dosja për Ilir Metën, ai mund të jetë, ose jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.
Gjekmarkaj tha se kushdo rezulton spiun, nuk mund të mbajë poste të larta në shtet.
Duhet ta vërtetojmë. Çdo kush që ka qenë bashkëpunëtor nuk dihet të ketë post të lartë në politikë. Unë besoj që parlamenti ka të drejtë të votojë çdo ligj që është për transparencë. Por njeriu konvertohet dhe kjo e drejtë hyn në politikë. Raporti është më krimin, nëse nuk ka krime, njeriu mund të konvertohet”- tha Agron Gjekmarkaj./m.j