Portreti i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, fiksohet në monedhën Euro.
Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës.
Monedha është e realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve”.
Sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj./m.j