Nga Berati kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar shembje dhe palosje të Edi Ramës dhe do t’i marrë të gjitha pushtetet e tij. Ai siguroi qytetarët duke i thënë se e njihte mjaft mirë.
‘Jam i kënaqur që rikthehem në Berat në një moment historik për kombin tonë, rininë dhe njëkohësisht për të ardhmen tonë. Ndaj, dua atë bëj të qartë nga Berati se kupa jo vetëm është mbushur për është ardhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish liderishipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha.
Natyrisht se patën kënaqësinë e fatin ish presidentin Meta, sepse përveç të tjerave, mbrojtjes së kushtetues, unë vij nga kjo zonë e bekuar nga ky mal fat dhënës. Tani është koha, t’ja marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ja kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Sa herë të dojë populli. Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike.
Ne jemi parti e institucioneve, nuk do të kishte ndodhur kurrë që LSI do kishte dalë nga parlamenti. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ju palosim ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë Edi Ramën.
Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh.
Ky nuk do t’ja dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. ne do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion.’- tha Meta.
e.d