Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare ka nisur në orën 18:00 me himnin kombëtar, teksa deputetët janë ngritur më këmbë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli ka lexuar mesazhin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj drejtuar Kuvendin në nisjen e sesionit të ri.
Pjesë e kësaj seance do të jenë nismat politike nga PS dhe PD për ish-spiunët e sigurimit dhe dekomunistizimin.
4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, do të nisin zyrtarisht sesionin e ri parlamentar. Seanca filloi në orën 18:00 me respektimin e himnit kombëtar. Në nisje të sesionit parlamentar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar mesazhin e dërguar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Në kalendar janë përfshirë edhe nismat e PD për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze. Gjithçka pritet të vijojë në komisione përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin e ri parlamentar dhe politik.
Socialistët janë zotuar se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, duke e cilësuar qëndrimin e këtij të fundit si të papranueshëm, pasi një ish-sekretar partie nuk mund të jetë pjesë e këtij institucionin.
Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, ligjvënësit demokratë do t’i drejtohen të ndarë godinës së parlamentit, në sesionin e ri parlamentar. Ndonëse përgjatë verës pati tentativa për negociata mes deputetëve që mbështesin Berishën dhe atyre që nuk i janë bashkuar, këta të fundit rikonfirmuan në krye të grupit parlamentar Enkelejd Albeajn.
SEANCË PLENARE PUBLIKE
Hapja e punimeve të sesionit të III të legjistraturës X në seancën plenare të datës 5 shtator 2022, e hënë, ora 18.00
Në mbështetje të urdhërit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
- Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
- Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
- Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)/m.j