Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari deklaroi se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdari theksoi se Alibeaj dhe çdo deputet, duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë.
“Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur një lidership të ri.
Në fund të fundit, mendoj që është në vlerën e çdo deputeti të respektojë vullnetin e elektoratit që ka. Elektorati i zotit Alibeaj, apo elektorali im, elektorali i çdo personi që është pjesë e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, duhet të respektojë elektoralin e kësaj force politike”, u shpreh ajo./m.j
Cilet jane ata demokrate ti njohim edhe ne,ku ka demokrate ne te quajturen pd,aty ka komunista,spiun,hajdute e vrases.Apo,kjo vajza e azemit quan demokrate monstren e vicidolit,fatkeqsine e Kombit,ai eshte demokrati sipas sh hajdari,pika qe nuke i bie edhe asaj.Ky grup qe ka mbledhe monstra jane ndytsirat e njerzimit.Mbesim me shpresen se SHBA e disa vende perendiomre do na ndihmojne per largimin e ktyre monstrave gjakatare.