Futbolli kosovar u përgjak pasditen e ditës së djeshme. Në Prag të derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për javën e pestë të Superligës, u regjistrua një ngjarje shumë e rëndë ku pati përplasje mes tifozerive të të dyja skuadrave.
Mësohet se tifozët e grupimit Plisat sulmuan ata të grupimit Xhebrailat nga Suhareka dhe sipas drejtorit Sportiv të skuadrës së Ballkanit, Nderim Nexhipi që foli për mediat kosovare, 3 persona u goditën me thikë, një prej të cilëve është në spital në gjendje kritike për jetën.
Episodi i shëmtuar bëri që sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit të niste me vonesë dhe sa për kronikë ishte skuadra kampione në fuqi e Kosovës ajo që fitoi këtë ndeshje me rezultatin 1-0.
Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja i mjaftoi goli i Rrahanit për të marrë këtë fitore që është e treta radhazi në kampionat, ndërkohë që këtë të enjte, skuadra nga Suhareka do të nisë aventurën e saj në Conference League, në një sezon historik për të teksa për herë të parë ajo merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.
/e.d