Janë të paktën dy viktimat dhe dhjetëra të plagosurit nga një sulm kamikaz që ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sulmi ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të ambasadës ruse, ndërkohë që sipas autoriteteve, atentatorët janë neutralizuar nga rojet e ambasadës.
Nuk ka ende lajme për të plagosur në radhët e stafit të ambasadës ruse, një nga të paktat seli diplomatike që janë ende aktive në vend pas marrjes së pushtetit nga ana e Talibanëve, rreth një vit më parë.
Moska nuk njeh zyrtarisht regjimin, por ka nënshkruar disa marrëveshje për sa i përket furnizimit të vendit aziatik me karburant.
/a.r