Një djalë i ri është zhdukur prej ditës së shtunë në bjeshkë, ku kishte shkuar për të mbledhur boronicë. Sipas familjarëve të tij, ai nuk është kthyer më në banesë.
Të afërmit i janë drejtuar policisë dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.
g.kosovari