Enkelejd Alibeaj do të mbledhë në Kryesinë e Kuvendit deputetët që e zgjodhën kryetar i grupit parlamentar të PD. Mësohet se në mbledhjen që nisi rreth orës 10:30 ishin të pranishëm 13 deputetë.
Ata ranë dakord që në orën 12:00 të zhvillojnë një konferencë për media për prioritetet e sesionit të ri parlamentar. Konferenca do të zhvillohet në katin e 4 tek salla e madhe e mbledhjeve të grupeve në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë ligjvënësit demokratë do t’i drejtohen sërish të ndarë godinës së parlamentit. Ndonëse përgjatë verës pati tentativa për negociata mes deputetëve që mbështesin Berishën dhe atyre që nuk i janë bashkuar, këta të fundit rikonfirmuan në krye të grupit parlamentar Enkelejd Albeajn.
13 deputetë i janë përgjigjur kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare.
- 1-Zheni Gjergji
- 2-Dhurata Çupi
- 3-Arbi Agalliu
- 4-Saimir Korreshi
- 5-Gazment Bardhi
- 6-Dashnor Sula
- 7-Flutura Acka
- 8-Selaudin Jakupllari
- 9-Enkelejd Alibeaj
- 10-Kreshnik Çollaku
- 11-Andia Ulliri
- 12-Flamur Hoxha
- 13-Eralda Tase Bane
g.kosovari