Djali i Kryetarit të Bashkisë së Kamzës Rakip Suli i ka dhënë dje në darkë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën e tij.
Tirananews.al ka mundur të sigurojë videon e ceremonisë martesore e cila u realizua në një nga restorantet e njohur në kryeqytet, Fresku, ku merrnin pjesë qindra të ftuar.
Mes personaliteteve që merrnin pjesë ishin dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku Erion Veliaj, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deputeti Eduard Shalsi etj.
Krahas atmosferës elektrizuese të krijuar nga ccifti në momentin e vallëzimit, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve ishte kur i zoti i dasmës, Rakip Suli ia merr valles bashkë me bashkëpunëtorët e tij socialistë, ku vallen e prin kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
/a.r