Gerasimos Fatouros, 39 vjeç ishte një prej viktimave të shpërthimit të bombolës së gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi.
Ai ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç. Gerasimos Fatouros u nda nga jeta teksa po kryente saldime në fabrikë së bashku me një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur. Forcat zjarrfikëse dhe Policia janë ende në vendngjarje./m.j